Shorti i Europa League

13:48 | 26 Shkurt 2021

Është hedhur shorti për raundin e 1/8-ve të Evropa Ligës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Manchester United dhe Milan, me dy gjigantët evropian që do të ndeshen më 11 mars në Old Trafford.

Në ndeshjet tjera më të rëndësishme Roma do të ndeshet kundër Shakhtar Donetsk, Arsenal si mysafir ndaj Olympiacos dhe Ajax pret Young Boys.

Të gjitha ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 mars, kurse ndeshet kthyese do të zhvillohen më 18 mars, shkruan arbresh.info

Lista e plotë e raundit të 1/8-të të Europa League:

Ajax – Young Boys

Dynamo Kyiev – Villareal

Roma – Shakhtar Donetsk

Olympiacos – Arsenal

Dinamo Zagreb – Tottenham

Manchester United – Milan

Slavia Praga – Rangers

Granada – Molde

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara