Shoku i ngushtë i Cristiano Ronaldos, Edu Aguirre ka thënë se portugezi ka dëshirën për tu rikthyer te Real Madrid.
Ronaldo u largua nga “Santiago Bernabeu” në verë të vitit 2018 dhe është në formë të shkëlqyer te Juventus duke shënuar 11 gola në 11 ndeshje radhazi në Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Aguirre ka thënë se e di që Ronaldo ndjen dëshirën për tu rikthyer te “Los Blancos”, por është totalisht i fokusuar te “Zonja e Vjetër”.

“E di sigurt që Cristiano Ronaldo ndjen dëshirën për tu rikthyer te Real Madrid, është i emocionuar”.
“Tash është krejtësisht i fokusuar në Juventus, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, askush nuk mund ta di”, theksoi ai.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte pjesëmarrës dje në “El Clasico” dhe në pjesën e dytë motivoi të gjithë ish-bashkëlojtarët për të luajtur shumë më mirë./arbresh.info.
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...