Nëse Napoli nuk arrin që ta transferojë Gabriel, atëherë opsionet e tyre reale për transfer janë Sokratis Papasthatopoulos Shkodran Mustafi of Arsenal si dhe Jean-Clair Todibo nga Barcelona.
Skuadra nga qyteti jugor janë duke negociuar për kohë të gjatë me brazilianin, por këto shtyrje kanë bërë që Arsenali dhe Manchester United madje edhe PSG ta kërkojnë atë.
Sipas RAI Sport dhe Radio Kiss Kiss Napoli po shqyrton alternativat për Gabriel Magalhaes.
Aty përfshihen edhe dy mbrojtësit e Arsenalit, Sokratis dhe Mustafi të cilët tashmë kanë përvojë edhe në Serie A.
32 vjeçari Sokratis ka luajtur fillimisht në Genoa dhe Milan para se të transferohej në Ëerder Bremen më 2012.
Mustafi, 28 vjeçar ka mbrojtur fanellat e Sampdoria nga janari i vitit 2012 deri në verën e 2014 para se të transferohej në Valencia.
Arsenali e kishte blerë Mustafin për 41 milionë euro në vitin 2016.
Një opsion tjetër është Todibo, i cili është duke vuajtur për minuta në Barcelonë kurse gjysmën e dytë të sezonit ai u paraqit për Schalke 04 si i huazuar. /GazetaExpress/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...