Lojtarët e Arsenalit presin që Shkodran Mustafi të shitet pas interesimit të shfaqur nga Interi.
Sipas shumë raporteve, Shkodran Mustafi është duke u kërkuar për transferim nga Interi derisa trajneri Arsene Wenger vazhdon të ketë si qëllim zvogëlimin e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Arsenalit pretendoi javën e kaluar që skuadra e tij është e “pamenaxhueshme” dhe që nga atëherë ka shkarkuar disa mbrojtës, përfshirë Gabrielin që kaloi te Valencia.

Bazuar në një raport nga ‘The Mirror’, bashkëlojtari i tij në mbrojtje, Shkodran Mustafi, mund të jetë anëtari tjetër i skuadrës së “Topçinjve” që francezi pritet ta shes.
Interi raportohet se ka bërë një ofertë për huazimin e reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë, megjithatë Arsenali do të insistojë për një marrëveshje të përhershme./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë