Atletico Madrid në fundin e takimit ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Getafe.
“Los Rijoblancos” ia dolën të fitojnë me përmbysje (1-2), në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.
Getafe fillimisht kaloi në epërsi përmes Mitrovic në fundin e pjesës së parë (45′).
Problemet nisën për vendasit kur Carles Alena u ndëshkua me të kuq dhe pastaj Atletico arriti ta përmbys rezultatin.
Ishte Luis Suarez që pas një asistimi të Hermoso e barazoi rezultatin (78′).
Ndërsa, kur mendohej se do mbyllej takimi me këtë rezultat, në skenë doli sërish uruguaiani që i dha fitoren Atleticos (90′).
Me këtë fitore, Atletico merr kreun me 14 pikë, derisa Getafe renditët në pozitën e parafundit pa pikë.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...