Shiu nuk i ndal Tifozët Kuq e Zi, në mbështetje të kombëtares disa orë para ndeshjes ndaj Islandës

18:33 | 27 Shtator 2022
KRG

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League mbrëmjen e sotme përballë Islandës, në orën 20:45.

Moti nuk pritet të jetë edhe aq i mirë sonte në Tiranë, por që tifozët nuk po ngurrojnë për asnjë moment që të jenë afër kombëtares.

ABC ka publikuar disa pamje ku mund të shihen qartë grupi i Tifozave Kuq e Zi dhe gjithashtu Fikshat e Kaçanikut, të cilët së bashku të bashkuar këndojnë dhe gëzojnë mes shiut, gjatë rrugës së tyre për të mbështetur kombëtaren në stadium.

VIDEO

Shpërndaje në rrjete sociale