Xherdan Shaqiri u shpreh i lumtur me fitoren e Zvicrës ndaj Kamerunit në ndeshjen e parë në grupin G, ku ai asistoi tek goli i vetëm i ndeshjes të cilin e realizoi Embolo.
Përkundër fitores, Shaqiri ka thënë se skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe t’i shfrytëzojë më mirë mundësitë e krijuara.
“Duam të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të mirë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të shënonim. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi”, tha Shaqiri pas ndeshjes.
Kujtojmë se Zvicra është në grup edhe me Serbinë dhe Brazilin.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...