Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në paraqitjen e tij kundër Manchester United.
Ylli nga Gjilani i Kosovës është inkuadruar mbrëmë në ndeshjen kundër “djajve të kuq” si zëvendësues, për të vendosur fatin e takimit.
Shaqiri realizoi dy gola në fitoren 3:1 të Liverpool, kur rezultati ishte 1:1.
Ai fillimisht realizoi në minutën e 73’ për herë të parë, kurse në minutën e 80’ i dha epërsinë e dy golave skuadrës së tij.
Se sa është produktiv reprezentuesi i Zvicrës, tregon edhe një statistikë më poshtë, ku bëhet dallimi mes tij dhe treshes startuese të sulmit të Liverpool.
Shaqiri këtë sezon ka regjistruar 89 minuta për gol, duke qëndruar më mirë se Salah me 93 minuta për gol, Mane me 158 dhe Firmino me 161, transmeton lajmi.net.
Me këto statistika është e qartë se kosovari meriton shumë më shumë minuta se ato që tashmë gëzon.
Dy golëshi i Shaqirit është përgjigja më e mirë për kritikat e legjendës së United, Garry Neville.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...