Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, kohëve të fundit, ka dhënë disa deklarata të forta ne lidhje me skuadrën franceze.
Presidenti gjithashtu ka folur për yllin argjentinas, Lionel Messi.
Al-Khelafi theksoi se Messi nuk ishte ne formën më të mirë të mundshme, ndërsa bëri një paralajmërim për sezonin e ardhshëm ku sipas presidentit, do të jetë sezoni më i mirë i mundshëm për shtatë herë fituesi i Topit të Artë, përcjell arbresh.info.
“Nuk ishte sezoni më i mirë i tij. Por, pas më shumë se 20 viteve te Barcelona, ai erdhi në shtet tjetër, qytet të ri, ligë të re, skuadër të re. Po ashtu familja e tij ndërroi ambient. Ai ishte i lënduar dhe po ashtu vuajti nga koronavirusi”, ka thënë Al-Khelaifi.
“Nuk ishte e lehtë për Messin sezonin e kaluar, por sezoni tjetër do të jetë versioni më i mirë i Messit ndonjëherë”, shtoi presidenti i PSG. / arbresh.info/
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...
Trump dhe Netanyahu takohen në Florida për të diskutuar fazë...
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim p...
E marta me mot të vranët dhe intervale me diell, temperatura...