Sevilla ka arritur të fitojë ndeshjen kryesore të kësaj fundjave kundër Atletico Madrid në LaLiga.
Fitoren e siguruan tek në minutat e fundit.
Por, golin e parë e shënoi Ivan Rakitic në minutën e shtatë, i cili nuk ishte si çdo gol tjetër, në fakt ishte një supergol nga largësia.
Në minutën e 33-të, “Los Colchoneros” arritën të barazojnë rezultatin përmes Felipe.
Rezultati 1-1 zgjati deri në minutën e 88-të, kur Lucas Ocampos shënoi për rezultatin 2-1 dhe për t’i dhuruar tri pikë me shumë vlerë Sevillas.
Sevilla vazhdon të jetë në vendin e dytë me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Atletico Madrid gjendet në vendin e pestë me 29 pikë./Arbresh.info
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...