Aristidi Kolaj është shqiptari i radhës që në edicionin e ri do të jetë pjesë e Serie A.
Sulmuesi i talentuar që është pjesë e Sasuolos U-19 është grumbulluar me ekipin e parë nga trajneri, Roberto De Zerbi.
Ai e shikon shqiptarin si një potencial për të ardhmen ndaj e ka ftuar të stërvitet me Sassuolos në fazën përgatitore.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Kolaj që të shfaq vlerat e tij në fushë me ekipin e parë dhe të jetë një opsion për stafin teknik gjatë kampionatit, transmeton OraNews.
20-vjeçari i cili ka debutuar me Kombëtaren U-21 të Alban Bushi në maj të këtij viti, po stërvitet me futbollist të shkëlqyer si Berardi & Co.
Një shans për të përfituar ngarkesë maksimale stërvitore, por edhe për të fituar eksperiencë në skuadrën e parë të Sasuolos. Për Kolajn, ky mund të jetë momenti në karrierën e tij në të cilin të jetë pjesë e ekipit të parë përgjatë sezonit në vazhdim.Kolaj mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe në rolin e mesfushorit të avancuar në krah, si edhe sulmues anësor.
Në sezonin e kaluar, 20-vjeçari grumbulloi 17 ndeshje, 16 në kampionatin Primavera, ku shënoi 6 gola dhe kontriuboi me 5 asiste. gjithashtu shënoi 1 gol në Coppa Primavera.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...