Sergio Ramos është ende në pritje të debutimit me PSG, por duket se fundjava është mundësia reale për të zbritur në fushën e lojës. Parizienët do të luajnë të dielën ndaj Saint-Etienne në shtëpi, në “Geoffroy-Guichard”.
Spanjolli ka lënë pas dëmtimin dhe pas katër muajsh, ish-Realit është tashmë i rikuperuar dhe prej tre javësh stërvitet pa probleme dhe sipas mediave franceze, Ramos është i gatshëm për të luajtur.
Nga transferimi i tij te PSG, spanjolli ishte sëbashku me skuadrën në “Etihad” në humbjen e francezve përballë Manchester City-t në Champions, por nuk mori asnjë minutë.
Sergio Ramos është ende larg formës së tij fizike më të mirë, kjo ndikuar edhe nga fakti se ai nuk luan nga 5 maji, nga ndeshja Chelsea-Real Madrid, por aftësitë e tij nuk vendosen në diskutim dhe eksperienca e tij mund të jetë një bonus për të marrë minuta në këtë fundjavë.
Sipas mediave franceze, nuk përjashtohet fakti, që Pochettino të luajë me një sistem ndryshe, me tre në mbrojtje dhe prezenca e Ramos mund ti japë një tjetër mentalitet skuadrës në këtë repart, sidomos pas mbrëmjes në Manchester, ku mbrojtja pariziene tregoj mangësi.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...