Serge Aurier i nënshtrohet testeve mjekësore te Tottenhami

09:31 | 25 Gusht 2017

Serge Aurier i është nënshkruar testeve mjekësore para transferimit për 23 milionë funta te Tottenhami.

Paris Saint Germain tashmë ka rënë dakord të shes mbrojtësin e krahut të majtë pas arritjes së Dani Alvesit këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Jose Mourinho duket se ka humbur yllin e PSG-së, Serge Aurier
Jose Mourinho duket se ka humbur yllin e PSG-së, Serge Aurier

Manchester United kishte rënë gjithashtu dakord me transferimin e Aurierit muajin e kaluar, por duket që ata kanë humbur garën ndaj Tottenhamit.

Çështjet ligjore përreth yllit nga Bregu i Fildishtë janë duke ngadalësuar transferimin e tij në Premierë Ligë.

23-vjeçari është duke pritur leje pune derisa nga ana tjetër mediat franceze raportojnë se prezantimi i tij te klubi i ri është vetëm çështje ditësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara