Vendosja e flamujve të Zvicrës në Zhegër të Gjilanit i ka tronditur serbët.
Përfaqësuesja e Zvicrës sonte në Kaliningrad të Rusisë takohet me Serbinë në kuadër të grupit E në Kupën e Botës.
Në Përfaqësuesen e Zvicrës këtë botëror luajnë edhe katër futbollistë shqiptarë, gjë që ka bërë që kudo që ka shqiptarë, ata të mbështeten masovikisht, sidomos në përballjen me Serbinë.
Në Zhegër të Gjilanit, në vendin e Xherdan Shaqirit, janë vendosur numër i madh i flamujve të Zvicrës në prag të ndeshjes me Serbinë.
Këta flamuj janë pritur si provokim nga mediet serbe.
“Banorët e fshatit Zhegër, që ndodhën në Gjilan të Kosovës po i provokojnë serbët në një mënyrë të turpshme para ndeshjes me Zvicrën”, shkruan e tronditur ‘Kurir’.

“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...