Sefer Seferi shpallet kampion bote në UBO, fiton me nokaut

09:24 | 21 Qershor 2022
KRG

Sefer Seferi ka arritur të fitojë titullin e botës në peshën e kryqëzuar në UBO, pasi arritur të mposhti boksierin nga Republika e Çekisë, Roman Kracik.

Seferi në fakt ka pasur të ndeshet kundër Christian Hiller, por ai mungoi përshkak të një sëmundje, andaj është aranzhuar ndeshja ndaj Kracik.

Shqiptari arriti fitore bindëse me nokaut në raundin e tretë.

Deri më tani, Seferi ka arritur bilancin 25-3-1. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale