Sassuolo ka turpëruar Milanin midis ”San Siros”.
Kuqëzinjët pësuan humbje me rezultat të thellë 5-2, shkruan IndeksOnline.
Sassuolo arriti të shënoj dy gola të shpejtë brenda tre minutave me Gregoire Defrel dhe Davide Frattesi në minutat 19 e 22.
Milani u tentoi të rikthehet në lojë me golin e Olivier Giroud në minutën e 24-të, por Domenico Berardi riktheu epërsinë prej dy golave vetëm pas gjashtë minutave.
Me të nisur pjesa e dytë, Sassuolo shënoi edhe golin e katërt me anë të Armand Lauriente u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 47-të, ndërsa Matheus Henrique thelloi epërsinë në 5-1, në minutën e 79-të.
Dy minuta më vonë kuqezinjët arritën të shënonin edhe një gol, duke ngushtuar sadopak rezultatin me Divock Origin, dhe rezultatin përfundimtar 5-2.
Pas kësaj humbje, Milani mbetet larg vendit të parë pasi ka vetëm 38 pikë, 12 më pak se Napoli,
Në anën tjetër, Sassuolo merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetes♪7, duke shkuar në kuotën e 20 pikëve.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...