
2182499489
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shprehur i lumtur me fitoren kundër West Hamit.
‘The Reds’ mposhtë bindshëm prej 0-5, West Hamin, të dielën mbrëma duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në Premier League.
Salah, i cili shënoi një gol në fitoren e thellë të Liverpoolit, pas ndeshjes tha se është i kënaqur me fitoren, por edhe paraqitjen e skuadrës së tij.
“Jam i kënaqur me rezultatin. E shënuam golin herët dhe e dominuam shumë mirë ndeshjen”, ka thënë Salah.
Reprezentuesi egjiptian thotë se me Liverpoolin dëshiron ta fitojë Premier Leaguen. Ai premton më të mirën për skuadrën nga ‘Anfield’.
“E vetmja gjë në mendjen time është se dua që Liverpooli të fitojë ligën dhe dua të jem pjesë e saj. Do të bëj më të mirën që skuadra të fitojë trofeun. Unë thjesht përpiqem të shijoj lojën. Në fund të ditës erdha këtu për rezultatin dhe doja të bëja diçka në lojë, por jam pothuajse i uritur për më shumë”, ka pohuar Salah.
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak