
Liverpool's Mohamed Salah celebrates after scoring his side's second goal during the English Premier League soccer match between Liverpool and Brentford at Anfield Stadium, Liverpool, England, Sunday, Aug. 25, 2024. (AP Photo/Rui Vieira)
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah vazhdon të shkëlqej këtë sezon të garave.
‘The Reds’ mundën Tottenhamin (6-3), të dielën që lamë pas duke bërë hapin e madh në garën për titull të kamponit.
Salah me dygolëshin në fitoren kundër ‘Spurs’ arrin në kuotën e 18-të gola këtë edicion të garave duke hyrë në historinë e klubit nga ‘Anfield’ si golashënuesi i katërt në historinë e skuadrës së Liverpoolit.
Salah pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Tottenhamin, por sipas tij, skuadra e Liverpoolit ende duhet të përmirësohet.
“Ne ishim mjaft të mirë përpara, por në mbrojtje duhet të përmirësohemi si ekip. Të pranosh tre gola është mjaft e vështirë, por është një rezultat i mirë, le të shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë Salah.
“Është fantastike të arrish këtë moment historik në një klub kaq të madh, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Kudo që ta përfundoj karrierën time, jam i lumtur me këtë”, ka pohuar sulmuesi egjiptian./rtk/
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...