Liverpooli mori 3 pikët në “St. James Park”, përballë Newcastle, duke mbajtur ende gjallë shpresat për t’u rikthyer te titulli kampion, por humbi sulmuesin dhe liderin e skuadrës, Muhamed Salah.
Egjiptiani u përplas me portierin e vendasve, Dubravka, në minutën e 73-të të ndeshjes dhe ra në tokë, ku qëndroi pa lëvizur për disa momente, duke shkaktuar panik te futbollistët dhe publiku në shkallët e stadiumit, transmeton insporti.
Më pas Salah, i cili kishte marrë një goditje në kokë nga portieri i Newcastle, u largua nga fusha me barelë, për t’i lënë vendin Origit, ndërsa publiku i dhuroi një “standing-ovation”, për ta përshëndetur dhe ngushëlluar për dëmtimin.
Mediat angleze raportojnë se sulmuesi egjiptian do të dërgohet në spital menjëherë pas ndeshjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa gjasat janë që Salah të jetë rregullisht në dispozicion të Klopp, për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve.
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...