Salah barazon rekordin e vendosur nga Ronaldo dhe Van Persie

16:28 | 31 Mars 2018

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka barazuar rekordin nga Cristiano Ronaldo dhe Robin van Persie kur shënoi në fitoren e “Redsave” kundër Crystal Palaces në Selhurst Park.

Egjiptiani ishte i qetë në juglindje të Londrës gjatë ndeshjes bazuar në standardin e tij, por ai realizoi golin e fitores vetëm pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Ishte goli i 29-të në Premierë Ligë këtë sezon që nga transferimi i tij nga Roma dhe ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është kundërshtari i vetëm real për çmimin PFA Lojtari i Vitit.

Përveç që ishin tri pikë mjaftë të rëndësishme për Liverpoolin, goli i siguroi atij edhe një arritje madhështore pasi Salah u bë lojtari i tretë në histori të Premierë Ligës që ka shënuar në 21 ndeshje brenda një sezoni prej 38 ndeshjeve.

Ronaldo ka shënuar 31 gola brenda 34 paraqitjeve në sezonin 2007/08, ndërsa Van Persie ka realizuar 26 gola brenda 38 paraqitjeve në sezonin 2012/13.

Megjithatë, Salah do të ketë mundësi për të tejkaluar dyshen e Manchester United për shkak se egjiptiani ka mundësi për të shënuar edhe më shumë gola derisa kanë mbetur vetëm edhe gjashtë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara