Trajneri francez, Rudi Garcia thuhet se nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Sipas gazetës Marca, trajneri francez është hequr nga detyra për shkak të problemeve sportive të skuadrës dhe, veçanërisht, marrëdhënies së tij të keqe me lojtarët.
Momenti i ndryshimit të situatës ishte një përballje që ai pati me lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes, rrethanë që ishte shkas për largimin e tij përfundimtar.
Përtej problemeve ekstra sportive, në fushë Rudi Garcia nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit saudit.
Me shtatë ndeshje para, Al Nassr është i dyti në renditje, tre pikë pas Al Ittihad, me të cilin humbën së fundmi, dhe është eliminuar në gjysmëfinale nga Superkupa e Arabisë Suadite.
Rudi Garcia ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabi si zëvendësues i Miguel Angel Russo. /Telegrafi/
Selon Marca, Rudi Garcia aurait été démis de ses fonctions d’entraîneur d’Al-Nassr sur fond de relations compliquées avec son vestiaire et Cristiano Ronaldohttps://t.co/ekARg5A78R
— RMC Sport (@RMCsport) April 12, 2023
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira