Napoli ka shënuar fitore spektakolare kundër Atalantas.
Atalanta është gjunjëzuar në ‘San Paolo’ duke u mposhtur 4:1 nga Napoli.
Këtë triumf të Napolit, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani e përcolli nga stoli, pasi për të nuk pati minuta, edhe pse Gennaro Gattuso përdori pesë zëvendësime.
Dy golat e para në këtë takim i shënoi meksikani Hirving Lozano, në minutat 23’ dhe 37’.
Politano shënoi golin e tretë për Napolin, në minutën e 30’, për të shuar çdo dilemë rreth fituesit.
Pjesën e parë dhe superioritetin e Napolit në atë pjesë e vulosi Osimhen, i cili shënoi për 4:0 në minutën e 43’, për ta çuar Napolin në pauzë me katër gola epërsi.
Në pjesën e dytë, Atalanta tregoi shenja jete në minutën e 69’, kur golin gjeti Lammers, por kjo ishte krejt çfarë mysafirët nga Bergamo arritën.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e tetë pikëve në katër ndeshje të luajtura, kurse Atalanta mbetet me nëntë pikë. /Lajmi.net/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...