Nuk kanë të ndalur lëndimet për sulmuesin italian.
Giuseppe Rossi ka pësuar edhe një lëndim të rëndë, duke këputur sërish ligamentin e gjurit, në ndeshjen e fundjavës ndaj Eibarit.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi i Celta Vigos që ka treguar se Rossi do t’i nënshtrohet operacionit dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj.
Që nga lëndimi i parë në vitin 2011/12, sulmuesi 30-vjeçar është përballur me lëndime të njëpasnjëshme, duke ia pamundësuar atij që asnjëherë të mos tregojë vlerat e vërteta si futbollist./Arbresh.info/
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...