Cristiano Ronaldo ka vendosur të reagojë vet në lidhje me raportimet e fundit që lidhen me të.
Sot u raportua se Ronaldo kishte kërkuar ta linte grumbullimin, pasi nuk ishte vendosur si startues në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Megjithatë, këto fillimisht i mohoi kombëtarja e Portugalisë, e tani edhe vet Ronaldo ka dalë me një reagim.
“Një grup i lidhur ngushtë për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni me ne! Forca, Portugali!”, shkroi Ronaldo në rrjetet e tij sociale.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...