Pas fitores së tyre të parë në shtëpi, ‘Los Blancos’ kanë mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 Getafen.
Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të La Ligas që ka fituar 13 ndeshje radhazi si mysafirë pas fitores të së shtunës kundër Getafes në Coliseum Alfonso Perez, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo realizoi golin e parë të këtij sezoni pas tri ndeshjeve si startues duke i siguruar tri pikë skuadrës së Zinedine Zidanes.
Superylli realizoi për 2 me 1 pas asistimit nga Isco në minutën e 85′.
Goli i epërsisë u shënua në Karim Benzema në minutën e 39′ por shifrat u barazuan në pjesën e dytë pas një shpërqëndrimi nga ‘Los Blancos’ të cilën e shfrytëzoi Jorge Molina në minutën e 56′.
Real Madridi tani qëndron në pozitën e dytë me 17 pikë, katër më pak se Barcelona më krye të tabelës me 21 pikë dhe një ndeshje më pak./arbresh.info/
https://streamable.com/jnfc0
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...