Të shtunën, Real Madridi u bë skuadra e parë në UEFA Ligë të Kampionëve që siguroi trofeun e dytë radhazi me një skuadër solide të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez kontribuoi me dy gola në fitoren e ‘Los Blancos’ 4 me 1 ndaj Juventuesit duke arritur gjithashtu 600 gola në karrierën e tij si dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në Ligë të Kampionëve në këtë vit me gjithsej 12 gola, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja ka krijuar gjithashtu një numër të madh postimesh në rrjete sociale duke uruar Ronaldon dhe skuadrën e tij derisa ka pasur edhe të tillë që kanë shfrytëzuar aftësitë e tyre në Photoshop, por që janë “shpërblyer” nga Ronaldo me një “like”.
Edhe pse qesharake, Cristiano Ronaldo ka pëlqyer një foto montazh ku Lionel Messi është shfaqur në atë mënyrë sikur është duke ia dhuruar Topin e Artë sulmuesit portugez./arbresh.info
Cris liked this pic on insta??? pic.twitter.com/pq5xCzAF8r
— Cristiano Ronaldo (@TeamRonaldo) June 4, 2017
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...