Cristiano Ronaldo thotë se po i mungojnë tifozët në stadiume, por se shfaqja duhet të vazhdojë patjetër.
Sulmuesi portugez i shënoi dy gola në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Barcelonës në Camp Nou të martën, e cila ia siguroi bardhezinjve vendin e parë në Grupin G, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo nuk kishte shënuar gol kurrë më parë kundër Barcelonën në garën elitare të Evropës.
Ish-ylli i Real Madridit e publikoi një fotografi të veten nga fusha e stadiumit të zbrazur Camp Nou, duke thënë se po i mungojnë tifozët, por loja duket të zhvillohet gjithsesi.
“Të gjithëve na mungojnë tifozët në stadiume dhe shpresoj se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt… por deri atëherë, shfaqja duhet të vazhdojë patjetër”, shkroi CR7. /Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...