Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht moshës dhe pas paraqitjes së 1000-të në karrierë fundjavën e kaluar.
Ronaldo e barazoi një rekord në Serie A në fitoren e Juventusit 2:1 kundër SPAL-it, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi në ligën italiane, transmeton Gazeta Express.
“Kjo është një arritje e mirë”, tha Ronaldo për Sky Sports.
“Njëmijë ndeshje nënkupton se përkushtimi, puna e zellshme dhe talenti të shpaguhen”, shtoi ai.
“Nuk është e lehtë ta arrish ndeshjen e 1000-të në moshën 35-vjeçare. Jam shumë i lumtur. Është shumë mirë ama unë shpresoj se do t’i luaj edhe qindra ndeshje të tjera”, theksoi ai.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez