Cristiano Ronaldo nuk do të ribashkohet me Jose Mourinhon te Roma, raporton Corriere dello Sport.
Është folur se pesë herë fitues të Topit të Artë kërkon një largim nga Manchester United, por nëse do të ndryshohet situata, ai mund të zbarkojë në kryeqytetin italian.
Marrëveshja thuhet se është vështirë e realizueshme, shkaku që Roma nuk ka financa të mjaftueshme që të transferojë Ronaldo.
Portugezi duket se nuk e dëshiron kalimin te skuadra italiane, pasi ka qëllime që të fitojë trofe dhe këta të fundit ende nuk janë në nivelin më të lartë.
Special One mund të tentojë të ofrojë Ronaldon në “Olimpico” – mirëpo e gjitha është në duart e lojtarit.
Mbetet të shihet nëse Roma mund të realizojë çmendurinë dhe ta rikthejë portugezin në Serie A, pasi ai ishte për tre sezone te Juventusi.
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...