Pas tragjedisë familjare që i ndodhi ditën e hënë Cristiano Ronaldos, ku sulmuesi portugez kërkoi mirëkupton për privatësi në këtë moment të vështirë për familjen e tij, Manchester United ka menduar të mos e grumbullojë për ndeshjen me Liverpool që do të luhet mbrëmjen e sotme në Premier League.
Nëpërmjet një komunikate, Manchester United thekson se familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe se ekipi do të respektojë kërkesën e CR7-tës për privatësi.
“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në deklaratën e klubit./Gazeta Express/
https://www.instagram.com/p/Cch6vyXMXY7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7212f163-ff02-4475-b00a-7ae19e31bdd3
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...