Në orët e fundit ka pasur raportime nga Spanja që Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juvenusit në fund të sezonit.
PSG, Manchester United dhe Sporting Lisbon janë duke vëzhguar situatën e portugezit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Corriere dello Sport ka raportuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të qëndrojë të “Zonja e Vjetër” dhe nuk është duke menduar largimin nga Torino.

Arsyeja kryesore është që Ronaldo shpreson të fitojë Ligën e Kampionëve për të gjashtën herë në karrierë dhe nuk mund ta bëjë me klubet e tjera të cilat janë më të dobëta se Juventus.
Raportimet thonë që nëse “Zonja e Vjetër” dështon të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë portugezi do provoi përsëri në vitin tjetër./arbresh.info.
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike