Cristiano Ronaldo është i njohur si futbollist që i ka dal në krah gjithmonë çështjes palestineze.
Kjo ka bërë që të inkurajojë një parti politike turke që ta ftojë në një aktivitet që do të mbahet në Yenikapi të Stambollit.
Në fakt, presidenti i partisë turke “Saadet Partisi” e ka ftuar portugezin në protestën e 30 korrikut, ku do të protestohet kundër vendimit të shtetit izraelit për masat e marra me rastin e hyrjes në xhaminë e njohur “Al-Aqsa” dhe terrorit izraelit kundër popullit palestinez.
“Siç tani e dini, Izraeli në ditët e fundit ka filluar të rris persekutimin e palestinezëve gjatë hyrjes në xhaminë ‘Al-Aqsa’ të Jeruzalemit. Të ballafaquar me këtë situatë kemi vendosur të ftojmë edhe ty Cristiano Ronaldo më 30 korrik, në ora 17:00 në Stamboll, ku do të mbahet një protestë në mbështetje të popullit palestinezë”, shkruan ndër të tjerash në letrën e dërguar në adresë të portugezit.
Mbetet tani të shihet nëse futbollisti 32-vjeçar i Real Madridit do të shkojë në qytetin turk për të marrë pjesë në protestë kundër dhunës izraelite në kurriz të palestinezëve.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...