Ronaldo merr dy oferta, njëra mendohet të jetë në Premierligë

09:12 | 23 Nëntor 2022
K.B

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United ka hapur një dilemë të madhe për të ardhmen e tij.

Ylli portugez raportohet se ka dy oferta në tavolinë nga dy skuadrat me një pronar.

Newcastle dhe Al-Nassr , klubet me të njëjtin pronar, Mohammed Bin Salman, trashëgimtar i fronit të Arabisë Saudite po e kërkojnë 5 herë Topin e Artë.

CR7 do të jetë lojtar i lirë nga 1 janari dhe sheiku i famshëm po e do me çdo kusht superyllin.

Raportohet se Bin Salman është i gatshëm ta bëj Ronaldon futbollistin më të paguar në botë.

Kujtojmë se që nga dje Ronaldo është lojtar i lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale