Cristiano Ronaldo ka kaluar nëntë vite të bujshme me Real Madridin, ku shënoi shumë gola, fitoj shumë tituj ekipor dhe personal.
Vitin e kaluar fituesi i pesëfisht i “Topit të artë”, u largua nga “mbretërit” për të iu bashkuar “Zonjës së vjetër”.
Kur ka kaluar thuajse një vit nga koha kur vendosi të lërë Madridin, Ronaldo dha një intervistë për të përditshmen spanjolle El Pais, ku komentoi ndër të tjera edhe zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të tij te Reali, ashtu siç bëri Zinedine Zidane disa muaj më parë.
“Spanjollët më kanë trajtuar mjaft mirë, ndaj iki me kokën lart, sepse e di që njerëzit më duan. Reali më ka dhënë shumë, por edhe i kam dhënë shumë. Në rrugë më thonë të kthehem në shtëpinë time (në Madrid) dhe më pëlqen të dëgjoj këto fjalë”, tha portugezi për suplementin Icon, të të përditshmes El Pais.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës