Cristiano Ronaldo ka thënë se “Liga e Kampionëve është një kompeticion i Real Madridit” pasi kampioni në fuqi nisi mbrojtjen e titullit me fitore.
Fituesit i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në fitoren 3 me 0 në Santiago Bernabeu mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës qipriote Apoel, transmeton portali arbresh.info.
“Është ende një rrugë e gjatë për tu bërë, të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Së pari ne kemi fazën grupore dhe më pas të shohim”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të ‘UEFA’.
“Ne së pari dëshirojmë të fitojmë këtë turne. Liga e Kampionëve është një kompeticion i Real Madridit dhe ne dëshirojmë ta fitojmë këtë”
Rikthimi i Ronaldos është mirëpritur pasi dy barazimeve kundër Valencias dhe Levantes në La Liga./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadrid/status/908067118234652672
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...