Ronaldo ka zbarkuar më në fund në Torino, kësaj here për të qëndruar. CR7 do të nisë të hënën të stërvitet në Continassa me Aldo Dolcetti, bashkëpunëtor i Allegri, dhe të mbërriturit e tjerë nga Botërori.
Në aeroportin e Caselle ishin plot 6 makina furistrada “Jeep”,katër të bardha dhe dytë të zeza, që prisnin mbërritjen e CR7. Ishte edhe menaxheri i sigurisë së Juventus Alessandro D’Angelo.
Aeroplani privat i Cristiano Ronaldo ka mbërritur rreth orës 19.30 në terminalin privat të aeroportit të Caselle Torinese. Kampioni portugez ka zbritur nga avioni i tij privat duke mbajtur në krah djalin e tij më të vogël. Aty poshtë shkallëve në pistë e prisnin 6 “Jeep”. Bluzë T-shirt dhe syze të errëta në fytyrë, bashkë me atë ishte dhe partnerja Giorgina. Ish-ylli i Real Madrid do të stërvitet të hënën për të parën herë si bardhezi në Continassa.

Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...