Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të festuar titullin e tij të katërt me Juventusin.
Juventus mundi Napolin 2-0 këtë të mërkurë për të fituar Super Kupën e Italisë.
Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata realizuan në portën e Ospinas, për t’ia siguruar Juventusit këtë trofe.
“Shumë i lumtur me titullin tim të katërt në Itali. Ne jemi kthyer. Ky është Juve që duam, ky është ekipi që i besojmë dhe kjo është fryma që do të na çojë drejt fitoreve që të gjithë duam. Punë e mbarë, djema! Kështu deri në fund”, shkruajti në Instagram, ylli portugez.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...