Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo ka besimin se është lojtari më i mirë në histori të futbollit.
Portugezi në dekadën e fundit gjithmonë është krahasuar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi në debatin e lojtarit më të mirë në histori të futbollit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ronaldo beson se asnjë lojtarë nuk është më i kompletuar se ai, andaj është më i miri në histori të futbollit.

“Nuk e shoh ndonjë më të mirë se unë. Asnjë lojtar nuk bën gjëra që unë nuk mundem t’i bëj, por shoh gjëra që tjerët nuk mund të bëjnë”.
“Nuk ka ndonjë lojtar më të kompletuar se unë. Jam lojtari më i mirë në histori të futbollit, në momente të mira dhe të këqija”, deklaroi ai.
Ronaldo këtë vit është një kandidat për Topin e Artë, ndërsa para pandemisë së koronavirusit ishte në formë të frikshme duke shënuar 22 gola në 21 ndeshje./arbresh.info.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë