Cristiano Ronaldo ka uruar më të mirën për ish-ekipin e tij.
Real Madridi aktualisht ndodhen në Arabi Saudite për të konkurruar në Superkupën e Spanjës.
Ata janë duke u stërvitur në qendrën stërvitore të ekipit të ri të Ronaldos, Al Nassr.
Mbrëmë ishte ylli portugez që takoi ish-bashkëlojtarët e tij në stërvitje.
Aty Ronaldo gjithashtu i uroi fat ‘Mbretërve’ në finale të Superkupës së Spanjës, që ata do ta luajnë ndaj Barcelonës.
“Një përqafim për të gjithë dhe fat për Madridin tonë të dielën”, ishin fjalët e 35 vjeçarit.
Kujtojmë që finalja Real Madrid – Barcelona luhet të dielën më 15 janar, nga ora 20:00.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell urimin e Ronaldos për Realin.
Cristiano Ronaldo:
“Good luck to our Madrid for the final.” ? pic.twitter.com/pkfFlFPuja
— TC (@totalcristiano) January 13, 2023
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...