Cristiano Ronaldo e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë.
Ronaldo e shënoi golin e 750-të në karrierë, pasi realizoi një herë në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi portugez i ka 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, pesë për Sporting Lisbon dhe 102 për Portugalinë raporton gazeta express.
509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës.
Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë. /Arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...