Romelu Lukaku është duke menduar për të ardhmen e tij në Manchester United.
‘The Sun’ raporton që sulmuesi belg i është bashkuar yjeve si Paul Pogba dhe Alexis Sanchez që janë të frustruar nën udhëheqjen e trajnerit Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari besohet se është duke menduar largimin nga Old Trafford në rast se qëndrimi i tij jashtë fushës vazhdon.
Kriza në United vazhdon ndërkohë që agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, ka publikuar një deklaratë duke pretenduar se strategu portugez është i “vendosur plotësisht” në klub.
Thuhet se hierarkia e United dëshiron të zëvendësojë Mourinhon me trajnerin e “Spursve”, Mauricio Pochettino, gjatë verës së ardhshme.
Mourinho gjithashtu vlerësohet si një trajner në Premierë Ligë me gjasat më të mëdha për tu shkarkuar./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë