Interi nuk do të mund të llogarisë deri në tetor te sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili ka pësuar një dëmtim.
Interi njoftoi të hënën se Lukaku kishte dëmtuar një muskul në këmbën e majtë dhe se situata e tij do të rivlerësohej javën e ardhshme, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e sonte kundër Cremonese.
Ai po ashtu o të humbas derbin kundër Milanit të shtunën dhe ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që Nerazzurrët e luajnë javën e ardhshme kundër Bayern Munich.
Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport shkruajnë se Lukaku, si dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duan që lojtari të kthehen në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, në rastin më të mirë do të ndodhë në ndeshjen e fundit para pushimit që Interi e luan ndaj Udineses, por me shumë mundësi do të duhet të presë deri në tetor.
Lukaku u kthye në Inter në formë huazimi nga Chelsea këtë verë dhe deri më tani ka regjistruar një gol dhe një asistim pas tre ndeshjeve të luajtura në Serie A.
Kundërshtarët e radhës të Interit janë Cremonese, Milan, Bayern, Torino, Viktoria Plzen dhe Udinese, dhe në ndeshjen e parë pas pushimit të shtatorit ata do të përballen me Romën.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...