Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është shumë afër transferimit te klubi italian, Roma.
Graniti është një emër por edhe një siguri. Kështu e nis shkrimin e përditshmja e njohur italiane Corriere dello Sport.
Pas ndeshjes së shkëlqyer të luajtur kundër Francës, për të cilën ai fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, Xhaka përfaqëson dëshirën e përmbushur, ambicien për pushtet.
Është klubi italian, Roma që thuhet se ka bërë shumë hapa para për transferimin e mesfushorit shqiptar nga Arsenali.
Në pritje të Tiago Pintos për të arritur një marrëveshje me Arsenalin, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron një transferim te Roma.
Është trajneri Jose Mourinho, i cili është vendimtar për transferimin e kapitenit të Zvicrës në Olimpico, pasi e do me çdo kusht lojtarin, ndërsa edhe Xhaka mezi pret të punojë me portugezin.
Ndryshe, Xhaka ka zhvilluar një Kampionat Evropian mbrësëlënës dhe tashmë po vlerësohet lartë nga të gjithë njohësit e futbollit. /Telegrafi/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin