Roma është kthyer të fitorja pasi mposhti Empolin si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Romanistët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Paulo Dybalan i cili goditi ngjitur me shtyllën
Në minutën e 17-të, Dybala shënoi një super gol me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 1-0.
Pas golit të dy skuadrat kishin nga një rast me Martin Satrianon dhe Lorenzo Pellegrinin, por pa gjetur rrjetën.
Në minutën e 43-të iu barazuan shifrat, kur Petar Stojanovic gjeti Filippo Bandinelli që shënoi me kokë për 1-1.
Roma e nisi pjesën e dytë me mendim që ta rikthej epërsinë.
Këtë gjë e bëri në minutën e 72-të, me Tammy Abraham që shënoi pas asistimit të Dybalas për 2-1.
Roma ka mundur ta ngritë epërsinë, por Pellegrini nuk arriti ta kthejë në gol një penallti të fituar në minutën e 80-të.
Empoli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jean-Daniel Akpa Akpro u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Në fund Roma mori tri pikë që e ngjitin në vendin e pestë me 13 pikë, një pikë më pak se tre vendet e para, që mbahen nga Napoli, Atalanta dhe Milan.
Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...