Chris Smalling është rikthyer në formën e tij më të mirë me tu huazuar te Roma.
Qendërmbrojtësi anglez ka qenë lider në mbrojtjen e verdhekuqëve dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
29-vjeçari iu bashkua Romës pasi nuk kishte hapësira nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Il Tempo ka raportuar se tani Giallorosët janë të interesuar për të nënshkruar një kontratë afatgjate me mbrojtësit.
Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq.
Besohet se transferimi i Smalling në kryeqytetin italian do të ndodh për një shumë rreth 15 milionë euro.
Edhe dëshira e lojtarit është që të qëndroj te Roma dhe nuk pritet të ketë ndonjë problem në këtë marrëveshje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...