Roma është duke e mposhtur 4-0 Sassulon pas 45 minutave lojë në Olimpico.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 12’, Bryan Cristante shënoi për 1-0.
Pak minuta më vonë, në atë të 19’, golin e gjeti edhe sulmuesi, Edin Dzeko.
Pas tre minutave Roma konfirmoi superioritetin, shënoi edhe mesfushori i transferuar nga Arsenali, Henrikh Mkhitaryan.
Miki shënoi për 3-0 në minutën e 22’.
Në pjesën e parë, pas një loje shumë të bukur, golin e gjeti edhe talenti i ri holandez, Justin Kluivert.
Ai shënoi për 4-0 në minutën e 33’.
Nëse Roma vazhdon me këtë ritëm edhe në pjesën e dytë, rezultati mund të jetë shumë më i thellë.
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”