Jose Mourinho ka qenë në kontakt me Interin dhe Roman për një rikthim të mundshëm në Serie A.
Trajneri portugez aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga Manchester United, por tashmë ka deklaruar se dëshiron të kthehet në bankinë sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi te Interi, ku ka fituar tripletën në vitin 2010, është përmendur dhe madje Tuttomercatoweb pretendon se Mou do të pranonte edhe një pagë më të vogël prej 8 milionë eurove për sezonin nga ajo prej 10 milionë.
Emërimi i tij në këtë pozitë është duke u përkrahur nga zëvendëspresidenti Javier Zanetti, por drejtori Beppe Marotta është duke u mbështetur më shumë te Antonio Conte.
Tani, Sky Sports Italia insiston se Roma ka folur me Mourinhon në telefon, por negociatat janë në një fazë të hershme.
Në rast se Mourinho rikthehet në Serie A, gjasa më të mëdha ka kalimi te Interi./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”