Roma mposht Udinesen

22:50 | 23 Shtator 2021

Roma i është kthyer fitoreve, duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Udineses.

“Romakët” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez Tammy Abraham pas një asistimi të Calafiorit.

Abraham me një prekje magjike e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë fitoren Romës në minutën e 36-të.

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Roma të arkëtoi pikët e plota.

Në fakt, skuadra vendase ishte dominante në të gjitha aspektet, me Udineses që për plotë 90 minuta provoi vetëm dy herë në kundërzbritje.

Tani, Roma renditët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, tre më pak se lideri Napoli, derisa Udinese zë vendin e 10-të me shtatë sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara