Roma ka arritur një fitore të madhe në çastet e fundit ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Europa League.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Inaki Ëilliamsit në minutën e 50-të.
Por Roma reagoi shumë shpejtë dhe Angelino barazoi pas vetëm gjashtë minutash.
Kurse pesë minuta para fundit Bilbao mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi me të kuq Alvarez u ndëshkua me të kuq.
Këtë e shfrytëzoi Roma dhe me anë të Shomurodov realizoi në minutën e katërt shtesë dhe mori një fitore të rëndësishme.
Ndeshja e kthimit luhet në Spanjë javën tjetër./Arbresh.info
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik