Roma ka fituar 3-1 ndaj Veronës në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Vendasit ishin ata që kaluan në epërsi me anë të Pawel Dawidowicz në minutën e 27-të, me një asistim të Davide Faraonit.
Por, polaku ishte i pafat, pasi në minutën e 36-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Roma përfitoi nga kjo epërsi numerike, dhe shënoi golin e barazimit përmes Nicolo Zaniolos (45+1’).
45 minutat e parë përfunduar me këto dy gola, derisa në pjesën e dytë djelmoshat e Jose Mourinhos rikthyen rezultatin në favorin e tyre.
Cristian Volpato e përmbysi rezultatin, pasi shënoi për 2-1 në minutën e 88-të, por mysafirët nuk u ndalën me kaq.
Stephan El Shaarawy realizoi për 3-1 në minutën e 90+2-të, ndërsa Volpato ishte në rolin e asistuesit
Pas javës së 12-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të kenë punë me Lazion.
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...